Connect with us

SKENA

Kë simpatizon më shumë Metën apo Kryemadhin? Ja si përgjigjet kandidatja e LSI-së

Publikuar

Kandidatja e LSI-së për deputete në Tiranë, Esmeralda Demiraj ka qenë e ftuar në emisionin “Opinion” të gazetarit Blendi Fevziu.

Ajo u pyet nga gazetari Fatos Hakorja se kë simpatizonte me shumë, Ish-kryetarin e LSI-së dhe presidentin aktual, zotin Ilir Meta apo kryetaren aktuale Monika Kryemadhi.
Hakorja: Simpatizoni më shumë Ilirin apo zonjën Kryemadhi meqë është kryetare e partisë?

Demiraj: Unë siç e thashë kam që në moshën 22-vjeçare që jam në LSI, patjetër që në atë kohë nuk diskutohet që kisha simpati për zotin Meta dhe vazhdoj ta kem, por në periudhën e zonjës Kryemadhi unë mora fiks angazhim politik dhe është moment kur unë vendosa të përfshihem dhe angazhohem, falë jo vetëm besimit të dhënë nga kryetarja e partisë, por edhe falë besimit që kam tek femrat.

Zonja Kryemadhi më duket shumë këmbëngulëse dhe luftarake dhe të gjithë kauzat e saj i çon deri në fund.

Hakorja: A është gara shumë e fortë tek LSI për figurat e reja, apo është një katapultim it ë rinjve? Ju keni bërë një garë të fortë për të qenë kandidate e 18-a?

Demiraj: LSI ka simpatizantët e saj me mesatare nën 30-vjeç, nuk diskutohet që të rinjtë në LSI vijnë. LSI-a është partia që e dëgjon zërin e të rinjve është partia e cila ka barazi shumë të madhe demokratike, po ka një garë të brendshme, reale dhe të vërtetë.
Esmeralda Demiraj është kandidate në Tiranë dhe është numri 18.

Hakorja: A është gara shumë e fortë tek LSI për figurat e reja, apo është një katapultim it ë rinjve? Ju keni bërë një garë të fortë për të qenë kandidate e 18-a?

Demiraj: LSI ka simpatizantët e saj me mesatare nën 30-vjeç, nuk diskutohet që të rinjtë në LSI vijnë. LSI-a është partia që e dëgjon zërin e të rinjve është partia e cila ka barazi shumë të madhe demokratike, po ka një garë të brendshme, reale dhe të vërtetë.
Esmeralda Demiraj është kandidate në Tiranë dhe është numri 18-ë

Advertisement

NA NDIQ NË FACEBOOK