Connect with us

Sport

Ka thyer rregullat e FIFA-s, Ibra rrezikon pezullimin deri tre vjet

Publikuar

Nuk ka paqe për Zlatan Ibrahimovicin. Në fillim kartoni i kuq në Parma, pastaj fotot që e portretizuan atë në një restorant milanez në mes të zonës së kuqe dhe tani një polemikë e re. Sipas gazetës suedeze “Aftonbladet”, sulmuesi i Milanit ka thyer rregullat e FIFA-s me pjesëmarrjen e tij në kompaninë e basteve “Bethard”. Ibra rrezikon një ndëshkim të rëndë, duke filluar nga një gjobë e majme deri te hipoteza ekstreme e skualifikimit. Sipas gazetës kryesore suedeze, Shoqata e Futbollit e Stokholmit ishte në dijeni të problemit që tre vjet më parë, madje kjo ishte arsyeja pse nuk u grumbullua për Kupën e Botës 2018.

Ibrahimovic, përmes kompanisë së tij, “Unknown AB”, mësohet se zotëron 10% të aksioneve të “Bethard” (një kompani bastesh me zyrë të regjistruar në Maltë). Ky skandal po ndiqet nga afër si nga FIFA, ashtu edhe nga UEFA. Janë në vëzhgim ndeshjet e luajtura nga suedezi me ekipin kombëtar për kualifikueset e Botërorit dhe ndeshjet e Ligës së Evropës të luajtura me fanellën e Milanit.

“Ne nuk kemi biseduar për këtë me Ibran”. Është ky qëndrimi i Federatës Suedeze të Futbollit, e bindur se kufijtë e ndalimeve të parashikuara nga FIFA nuk janë plotësisht të qarta. Zlatan, në rast të konfirmimit të shkeljes së rregullave, rrezikon një gjobë (e cila mund të arrijë njëqind mijë euro), por mund të shkojë deri në pezullim deri në tre vjet në të gjitha aktivitetet e futbollit.

NA NDIQ NË FACEBOOK