Connect with us

Sport

Juvja tenton të zbutë UEFA-n, Verona dhe Atalanta duan përjashtimin e “big”-ëve nga Seria A

Publikuar

Krijimi i Superligës Europiane ka provokuar një tërmet të madh, ku pjesëmarrja për momentin e 12 prej klubeve më të rëndësishme në botë dhe deklarata e UEFA-s dhe federatave kryesore, që kërcënojnë me përjashtim nga eventet kombëtare dhe ndërkombëtare të klubeve pjesëmarrëse ka nxitur një reagim të ashpër. Juventusi, që është pjesë e klubeve themeluese, ka kërkuar ta shuajë sadopak zjarrin e ndezur me UEFA-n.

“Klubet themeluese dëshirojnë të vazhdojnë të jenë pjesë e kompeticioneve kombëtare dhe deri në momentin kur Superliga të fillojë, Juventusi është i gatshëm të marrë pjesë në çdo kompeticion që organizon UEFA. Klubet që themeluan Superligën dëshirojnë që ky projekt të vazhdojë me bashkëpunimin e FIFA-s e UEFA-s. Besojmë që ky kompeticion do të jetë shumë e vlefshme në aspektin afatgjatë për të gjithë”, shkruhej në komunikatën e klubit bardhezi.

Në të njëjtën kohë, në portalet e tyre zyrtare kanë konfirmuar pjesëmarrjen edhe Interi e Milani, duke shkruar se ky kompeticioni i ri do të garantojë një rritje ekonomike shumë të ndjeshme për klubet.

Në anën tjetër, ka pasur reagime të ashpra nga klube të tjerë të Seisë A. Atalanta dhe Verona kërkojnë që Milani, Interi dhe Juventusi të përjashtohen nga kampionati, ndërsa Sassuolo shkruan se kjo që ka ndodhur do ta vrasë Serinë A.

NA NDIQ NË FACEBOOK