Connect with us

Shëndetësi

Japonia me më shumë doza të vaksinës Pfizer për të imunizuar të moshuarit

Publikuar

Japonia do të pranojë doza më të mëdha të vaksinave COVID-19 të Pfizer për të imunizuar më shpejtë të moshuarit, tha qeveria këtij vendi të premten pasi negocioi rritjen e furnizimeve.

Do të ketë vaksina të mjaftueshme të shpërndara gjatë dy javëve nga 10 maji për të dhënë dozën e parë  në gjysmën e 36 milion njerëzve të moshuar të Japonisë, raporton Reuters, transmeton Klan Kosova.

Fushata e imunizimit të Japonisë filloi në shkurt, më vonë se shumica e ekonomive të mëdha dhe vaksina Pfizer është e vetmja që ofrohet.

Punonjësve shëndetësorë u është dhënë prioritet, dhe që nga e enjtja më shumë se 890 mijë njerëz tanimë kanë marrë dozën e parë të vaksinës, transmeton Klan Kosova.

The post Japonia me më shumë doza të vaksinës Pfizer për të imunizuar të moshuarit appeared first on Klan Kosova.

NA NDIQ NË FACEBOOK