Connect with us

Sport

Italia nuk shkëlqen por shifrat flasin për rekorde!

Publikuar

Roberto Mancini i ka dhënë një tjetër impakt lojës së Italisë, teksa kualifikueset e Botërorit Katar 2022 kanë nisur në mënyrën më të mirë. Në suksesin e fundit 2-0 ndaj Lituanisë në transfertë mungoi loja e bukur, por gjithsesi të kaltrit arritën të përmbushnin misionin duke siguruar 3 pikëshin e radhës. Italia kryeson grupin në kuotën e 9 pikëve, teksa skaudra do t’i rikthehet angazhimeve për Katar 2022 më 2 shtator.

Mancini edhe pse ndoshta nuk ka shumë yje në skaudër ka arritur të krijojë një grup solid. Diçka të tillë e tregojnë dhe shifrat. 25 ndeshje pa humbje për përfaqësuesen e kaltër. Duke regjitstuar kështu për të dytën herë numrin më të madh të sfidave pa humbje, hera e fundit kur ndodhte ka qënë me Marcelo Lippin trajner nga 2004 deri në 2006. Ndërkohë me mirë se kaq ka bërë vetëm gjatë kohës kur Italinë e drejtonte Vittorio Pozzo nga 1935 deri në 1939, asokohe ishin 30 ndeshje pa humbje.

Mbrojta e Italisë gjitjhashtu funksionon kur në 28 ndeshje ka pësuar vetëm një gol për ndeshje. Sulmi gjithashtu meriton të komplimontohet me 22 gola gola të shënuar në 10 ndeshjet e fundit në të gjithë kompeticionet. Italia po përjeton një moment fantastik dhe me të tilla ritme kualifikimi në botëror nuk vihet në diskutim.

NA NDIQ NË FACEBOOK