Connect with us

Lajme

Ish-ministri Bajram Hasani rrëfen tmerrin e përjetuar në Tiranë: Ka mundur të na godasë vetura

Publikuar

Ish-ministri i Tregtisë në Qeverinë e Kosovës, Bajram Hasani, i ka shpëtuar mrekullisht një goditjeje të mundshme nga vetura që hyri me shpejtësi në sheshin “Skënderbej” në Tiranë. Hasani nga kryeqyteti shqiptar ka thënë se ishte shumë afër veturës e cila u ndalua nga qytetarët për të mos shkaktuar ndonjë tragjedi.

Hasani tha se pasi bashkë me gruan e tij kishin votuar në zgjedhjet parlamentare që po mbahen atje, kishin vendosur të pinin kafe afër teatrit të Operas dhe Baletit, ku kishin qenë shumë afër në momentin që vetura rrezikoi jetën e të pranishmëve.

Po, isha aty. Për besë nuk di. Ne ishim me bashkëshorten. Ishim me votu dhe u kthyem, hajt të afrohemi këtu te Opera ta pijmë nga një kafe, edhe veç hyri vetura qysh e patë. Ne ishim shumë afër. Ndoshta ishim më së afërmi prej të gjithë të tjerëve. Ka mundur të na godasë vetura”, tha Hasani

Ai tha se shqetësimi ishte i madh.“Për fat të mirë intevenuan qytetarët dhe një djalë hyri për xhami dhe e ndaloi. Veç na shqetësoi shumë. Në mes të sheshit, ishte e papritur”, tha ai.Për ngjarjen e pazakontë që ndodhi mesditën e sotme në sheshin Skëndërbej, ku një 32 vjeçar ka rrezikuar jetën e qindrave qytetarëve në shesh, Policia e Shqipërisë ka dhënë detaje.

Policia ka thënë se Arben Mema fillimisht ka përplasur tri automjete në vende të ndryshme duke shkaktuar dëme materiale dhe më pas ka thyer barrierat mbrojtëse dhe ka hyrë në sheshin “Skënderbej” duke rrezikuar seriozisht qytetarët.Ndër të tjera, Policia bën me dije se këtij atij gjatë kontrollit fizik iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi me lëndë të dyshuar kanabis.

.

Maqedoni6 minutes ago

Ajdini: Beteja për ish-krerët e UÇK-së duhet të jetë juridike, jo folklorike

Shqipëri36 minutes ago

Ish-producenti hollivudian Harvey Weinstein dënohet me 15 vite burg për sulmin seksual ndaj asistentes në 2006-ën!

Lajme2 hours ago

Gashi: Kontratën me Zotin, 100% me vdekë për liri – le ta gëzojë kush të dojë, por mos ta shajnë ushtarin që ishte aty

Maqedoni2 hours ago

Policët fjetën në arë për disa ditë, zbuluan plantacionin e kanabisit

Shqipëri3 hours ago

Ish-prokurori Beci ngre dyshimet pas aksionit të SPAK: A po përdoren dosjet për përplasjen e klaneve brenda ekzekutivit?

Lajme3 hours ago

Kush është Altin Dumani, dibrani sy patrembur që u ka futur ethet politikanëve: i vetmi prokuror që çoi në burg zyrtarë të lartë

Kosovë3 hours ago

Haxhiu: Kuvendi në seancën e parë të ndryshoj ligjit për Gjykatën Speciale dhe të rris mbështetjen financiare për 4-shen e UÇK-së

Lajme3 hours ago

Jakup Huseini: Tenova tashmë e dha fjalën, në Bërvenicë ndryshimi po vjen

Maqedoni3 hours ago

Alarm në Llopat të Kumanovës: Nxënësit mësojnë nën kulm kancerogjen!

Maqedoni4 hours ago

Kurti pas takimit me Mickoskin në New York: Hapa konkret për tunelin Prizren-Tetovë dhe bashkëpunimin energjetik

Kosovë4 hours ago

Kurti pas takimit me Mickoskin në New York: Hapa konkret për tunelin Prizren-Tetovë dhe bashkëpunimin energjetik

Shqipëri5 hours ago

Trump zbulon marrëveshje aksionesh me vlerë miliona dollarë në industrinë e teknologjisë dhe Inteligjencës Artificiale!

NA NDIQ NË FACEBOOK