Lajme
Hoxha tregon dy dështimet e mëdha të opozitës/ Jepni dorëheqjen dhe hapni rrugën

Gazetari Artan Hoxha ka nxjerrë zbuluar dështimet e opozitës në zgjedhjet e 25 prillit.
Hoxha thotë se ata kanë humbur jo vetëm zgjedhjet por edhe premtimin për të mbrojtur votat. Gazetari kërkon dorëheqjen e tyre për t’i hapur rrugën dikujt tjetër, që është më i zoti për të mbrojtur votat nga qeveria.
“Premtuat se kete radhe do t’i mbronit votat, nga qeveria mafioze dhe bandat e krimit, prandaj duhej te shkonim masivisht ne kutite e votimit…
Premtuat se kete radhe i kishit marre masat, se kishit nxjerre mesime nga gabimet e se kaluares.
Tani na thoni serish, se qeveria mafioze e Rames dhe bandat e krimit, u kane vjedhur!!!
Tani ose pranoni qe keni humbur zgjedhjet, ose pranoni se keni qene te pazote dhe u kane vjedhur serish votat tona!!!
Ne te dyja rastet, jeni humbes. Keni humbur edhe zgjedhjet edhe premtimin per te na mbrojtur votat…
Prandaj jepni doreheqjen dhe hapini rrugen dikujt tjeter, qe eshte me i zoti per te mbrojtur votat nga qeveria mafioze, dhe eshte me trim per t’u perballur me bandat e krimit…”, shkruan Hoxha./CNA.al





















