Connect with us

Sport

Hoffman: Lojtarët janë aktorët kryesorë, UEFA nuk u ndalon dot pjesëmarrjen në eventet madhore!

Published

on

Një nga paralajmërimet më të rënda që UEFA i drejtoi klubeve themeluese të Superligës Europiane por që prekte shumë më tepër lojtarët që punojnë për klubet në fjalë ishte përjashtimi nga kampionati Europian dhe ai Botëror dhe bllokimi i tyre për të qënë pjesë e përfaqësueseve respektive. Lojtarët janë aktorët kryesor në futboll dhe nuk ka munguar reagimi i sekretarit të përgjithshëm të shoqatës botërore të futbollistëve profesionistë Jonas Baer Hoffman që theksoi se UEFA e ka gabim në këtë rast, si moralisht ashtu edhe ligjërisht.

“E para nuk besoj se është në interesin e askujt. Kujt do t’i interesonte të ndiqte Kupën e Botës pa 500 prej lojtarëve më të mirë në planet, e dyta nuk mendoj se ligjërisht bllokimi i futbollistëve për t’u bërë pjesë e kombëtareve është veprimi i duhur, por mbi të gjitha është moralisht e gabuar. Ne do t’i kundërvihemi një veprimi të tillë, sepse në këtë situatë lojtarët po trajtohen si dytësorë, kur në të vërtetë ata janë më të rëndësishmit”- u shpreh sekretari i përgjithshëm i shoqatës botërore të futbollistëve profesionistë.

Ndërkohë kapiteni i Liverpoolit Jordan Henderson ka kërkuar që këtë të mërkurë të zhvillojë një mbledhje online me të gjithë kapitenët e Premier Leagues për të diskutuar rreth situatës së krijuar pas themelimit të Superligës Europiane.

Advertisement


Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com