Lajme
Haxhiu: Kurti mbylli qendrën e vaksinimit në “1 Tetori”, vet votoi në Tiranë

Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu ka drejtuar kritika ndaj kryeministrit Albin Kurti pasiqë ky i fundit votoi në zgjedhjet e sotme parlamentare në Shqipëri.
Ai shkruan në Facebook se “kryeministri i Kosovës ka mbyllur Qendrën e vaksinimi në sallën “1 Tetori”, në Prishtinë, ndërsa ai vet votoi në Qendrën të votimit në Tiranë”.
“Në vend se të mirret me shpëtimin e jetës së qytetarëve të Kosovës, ka vendosur që prioritet t’i ketë zgjedhjet atje dhe politikën ta zhvilloi në Shqipëri. Qeveria Kurti 2 në vend të bashkëpunimit me Shqipërinë për të siguruar vaksinat për të moshuarit dhe mesimdhënësit ka vendosur të bëjë konkurrentin politik në Shqipëri e në anën tjetër qytetarët e Kosovës nuk mund të vaksinohen nga paaftësia e qeverisjes së tij për të siguruar vaksinat”.
“Foto e publikuar është sot në orën 9:15, te Qendra “1 Tetori” në Prishtinë, ku qytetarët kthehen mbrapsht jo vetëm për mungesë të vaksinave, por edhe të informatave për to, në kohën kur Kurti votonte në Shqipëri. Këta jo vetëm që nuk dijn të punojnë, dhe nuk bënë asgjë për të siguruar vaksinat, por as mundësitë që ua dham nuk i shfrytëzuan”, shkruan ai, transmeton Klan Kosova.
.





















