Connect with us

Sport

Guarin reagon pas arrestimit: Janë thënë shumë të pavërteta

Publikuar

më

Pak ditë pas arrestimit nga policia kolumbiane, për një sherr të supozuar me prindërit e tij dhe qarkullimit në rrjet të një videoje ku shfaqej i gjakosur, ish mesfushori i Interit, Fredy Guarin ka reaguar nëpërmjet një deklarate zyrtare.

Ai ka sqaruar se janë thënë shumë gjëra të pavërteta në lidhje me historinë dhe ka kërkuar më shumë respekt, teksa në fund ka theksuar se kjo është ndeshja më e vështirë e jetës, të cilën ka besim të plotë se do ta fitojë.

Ja deklarata e Guarin:
Unë dua të shpreh mirënjohje të përjetshme për familjen time, miqtë, tifozët, shokët e skuadrës dhe menaxhmentin e klubit, për solidaritetin e tyre dhe mbështetjen e pakushtëzuar në lidhje me situatën time aktuale personale dhe familjare.

Lidhur me versionet që qarkullojnë në lidhje me atë që ka ndodhur, unë dua të sqaroj se ajo që është thënë për anëtarët e familjes sime nuk është e vërtetë. Unë kërkoj respekt për ta, veçanërisht për fëmijët e mi, të cilët nuk duhet të vuajnë pasojat e ekspozimit tim publik ose veprimet e mia.

Sot përballem me një nga ato ndeshjet e vështira, por jam i sigurt që me ndihmën e Zotit dhe atyre që më besojnë dhe më njohin, do ta fitoj. Vlerësoj jashtëzakonisht të gjitha mesazhet inkurajuese, të cilat më japin shpresën të përmirësohem ditë pas dite.

Maqedoni8 minutes ago

Qytetarët bllokojnë Krastën e Kumanovës, mbeturiat detyrohen të dërgohen në Drislla të Shkupit

Kosovë12 minutes ago

Radoiçiqi në tubimin e Vuçiqit, Kosova kërkon reagim të bashkësisë ndërkombëtare

Bota1 hour ago

Sulm vdekjeprurës në aeroportin e Riadit: 12 të vdekur dhe 309 të plagosur

Shqipëri2 hours ago

Blerina Matraku për Adi Hilën: E besova plotësisht dhe nuk e dija që në shtëpi kishte kamera

Kosovë3 hours ago

Tragjedia e Gjilanit: Në intensivë, i plagosuri lufton për jetën, vazhdon të jetë në gjendje të rëndë shëndetësore

Maqedoni4 hours ago

BDI dhe VLEN në rënie, liderët shqiptarë humbin terren – 41% e qytetarëve pa orientim partiak!

Shqipëri4 hours ago

Publikohet kënga e re e Shpat Kasapit – Selvija zbulon historinë prekëse që fshihet pas saj

Kosovë5 hours ago

Qeveria e Kosovës e bën publik programin për dy vitet e ardhshme, Kodi Civil e Ligji për Liritë Fetare mes 200 projektligjeve që synohen

Maqedoni7 hours ago

Babai i tij ishte bari shqiptar, me më pak se një vit shkollë – i biri fitoi Çmimin Nobel në Mjekësi!

Shqipëri7 hours ago

Rovena Ibrahimi rrëfen në Se Luan Topi humbjen e vëllait 42-vjeçar: Nëna na dha forcë edhe në dhimbjen e saj

Bota8 hours ago

Kallas paralajmëron pas marrëveshjes Trump-Putin: Evropa nuk do ta ulë presionin ndaj Rusisë

Shqipëri10 hours ago

Ekskluzive në Goca dhe Gra/ Blerina Matraku rrëfen versionin e saj pas videove intime të Adi Hilës: I pagova 10 mijë euro për albumin

NA NDIQ NË FACEBOOK