Lajme
Grushte e shkelma brenda KZAZ 30 në Tiranë, shoqërohen 5 persona (PAMJE)

Një konfrontim fizik ka ndodhur mes të pranishmëve në shkollën 1 Maji ku po bëhet numërimi i votave të njësisë 30.
Sicc shihet nga pamjet e siguruara ekskluzivisht nga Fax Neës, përplasja ka qenë mjaft e ashpër mes të përfshirëve në sherr.
Ata fillimisht e kanë nisur në formën e një debati, por më pas janë goditur me njëri-tjetrin me grushta, shkelma dhe më pas kanë përdoru dhe karriget.
Policia ka qenë prezente në vendin e ngjarjes, por ka qenë e paaftë për të shuar sherrin, madje duke hasur vështirësi t’i ndajnë nga njëri-tjetri.
Është dashur ndërhyrja e më shumë forcave policore për të bërë e mundur që të shuhet sherri, por përpjekjet për dhunë kanë vazhduar dhe jashtë shkollës 1 Maji.
Mësohet se janë shoqeruar 5 persona, por gjatë shoqerimit të një prej tyre, shihet se personi në fjalë mundohet të kundërshtojë policinë. Ai madje godet me grusht edhe makinën e policisë./Faxweb






















