Sport
Grima publikon listën, Kombëtarja e femrave nis grumbullimin për miqësoren me Bosnjën


Kombëtarja Shqiptare e femrave do të nisë një grumbullim disa ditor ditë ne nesërme, në prag të ndeshjes miqësore ndaj Bosnjës & Hercegovinës, e planifikuar për më 9 prill në Zenica.
Në listën me 20 futbolliste të grumbulluara nga trajneri shkodran Armir Grima, 18 prej vajzave luajnë në kampionatin shqiptar, ndërsa dy të tjera janë pjesë e Mitrovicës në Kosovë.
Ky do të jetë testi i parë e vajzave kuqezi, që prej përfundimit të eliminatoreve të Kampionatit Europian në muajin dhjetor, ndërsa synimi ëstë përmirësimi i vazhdueshëm i përfaqësueses.






















