Connect with us

Lajme

Franca paralajmëron Rusinë se çka e pret nëse vdes Navalny

Publikuar

më

Ministri i Jashtëm i Francës e paralajmëroi Rusinë të enjten se Bashkimi Evropian do t’i mbante përgjegjës presidentin rus, Vladimir Putin, dhe autoritetet ruse, nëse vdes opozitari i burgosur rus, Aleksei Navalny, si dhe do t’i vendoste sanksione të reja Rusisë.

Kritiku kryesor i Putinit, i cili vitin e kaluar i mbijetoi helmimit me agjent nervor, ka humbur peshë dhe i është përkeqësuar shëndeti pas mbajtjes së grevës së urisë në burg për tri javë. Aleatët e tij kanë thënë se Navalny mund t’i humbë veshkat ose të pësojë atak në zemër.

“Ky trajtim i pamëshirshëm ndaj Navalnyt është i papërballueshëm. Do t’i vendosim sanksionet e nevojshme dhe do të jetë përgjegjësi e z.Putin dhe e autoriteteve ruse. Shpresoj se nuk do të shkojmë në atë skaj”, tha kryediplomati francez, Yves Le Drian, i pyetur se si do të reagonte Evropa, nëse Navalny do të vdiste.

Duke i cilësuar veprimet e fundit të Moskës si zhvendosje autoritare, Le Drian gjithashtu tha se dërgimi i mijëra trupave ruse në kufi me Ukrainën duhet të adresohet përmes diskutimeve e jo përmes sanksioneve tash për tash.

“Ai (Putini) është një fqinj i çuditshëm, nganjëherë i rrezikshëm, por ai ende është aty, prandaj ne duhet të vazhdojnë të bisedojmë. Nuk mendoj se është dëshira e Rusisë që të kryejë veprime ushtarake kundër Ukrainës, por vendosja e trupave në kufi paraqet rrezik për aksidente”, shtoi Le Drian.

.

Shqipëri1 hour ago

Von der Leyen nis nga Tirana turin në Ballkan: Zbardhet agjenda e vizitës në katër vendet e rajonit

Lajme2 hours ago

Kurti njofton se është arritur marrëveshja për “Koalicionin Shqiptar” për zgjedhjet në Serbi

Maqedoni3 hours ago

Elezi: Qeveria stabile, por ka bisedime me eksponentë të opozitës! Pollozhani: Nuk ka mosmarrëveshje në AKI, VLEN defokuson opinionin

Shqipëri4 hours ago

Spanja shkatërron Kroacinë, shkëlqen katalanasi Yamal! Fitojnë Anglia dhe Zvicra, ja rezultatet e mbrëmjes në Ligën e Kombeve

Lajme5 hours ago

Hamza i prerë: Pa u kryer ligji s’ka biseda për Presidentin, nëse ligji kalon në dy lexime unë i garantoj 22 votat e PDK

Maqedoni6 hours ago

Ahmeti zbarkon në Prishtinë, takim me Hamzën pas Gjinit

Shqipëri7 hours ago

Dosja e SHISH/ Basha: Vlora Hyseni ka qenë në kushtet e presionit! Ish-prokurori Karanxha: Rrezikohet jeta e bashkëpunëtorëve

Lajme8 hours ago

Çitaku përsëri i reagon Hargreaves: “Drejtësia e pavarur” hipokrizi, Cameron i ka bërë presion kryeprokurorit të GJpNJ për Netanyahun

Maqedoni9 hours ago

Mbi 1 trilion dollarë ushqim hidhet, ndërsa miliona njerëz vuajnë nga uria

Shqipëri9 hours ago

Ergys Agasi reagoi nga qelia, analisti: “Divorc” me Vlora Hysenin, i janë hapur ‘portat e ferrit’! Shteti i gatshëm që…

Lajme10 hours ago

Dënimi i çlirimtarëve, Haziri: Nuk kemi besuar që drejtësia vjen në formën e padrejtësive

Kosovë11 hours ago

Albin Kurti njofton: Shqiptarët e Luginës bëhen bashkë për zgjedhjet në Serbi

NA NDIQ NË FACEBOOK