Connect with us

Sport

Flick drejt largimit, ja 3 emrat që mund ta pasojnë te Bayerni!

Publikuar

Aventurës së Hansi Flick në stolin e Bayern Munich po i vjen fundi. Njeriu që udhëhoqi bavarezët drejt fitimit të tripletës sezonin e kaluar, me shumë gjasa do të largohet nga Bayerni në fund të këtij sezoni pasi emri i tij flitet si pasues i Joachim Low në stolin e Gjermanisë. Mediat gjermane kanë nisur të publikojnë edhe emrat që shikohen si pasues të Flick. Në krye të listës qëndron Julian Nagelsmann, trajneri i Leipzig. Bayerni ka nisur prej ditësh negociatat me 33-vjeçarin, i cili është gati të hedhë hapin e madh.Një tjetër emër që pëlqehet nga rekordmenët gjermanë është edhe Thomas Tuchel, por ky i fundit po bën shumë mirë te Chelsea dhe është shumë e vështirë që të marrë drejtimin e Bayernit në verë. Në listë ndodhet edhe Oliver Glasner, i cili drejton Wolfsburg prej korrikut të vitit 2019. 46-vjeçari po bën një punë fantastike me “Ujqrit”. Wolfsburg renditet përkohësisht në vend të tretë në Bundesligë dhe janë shumë afër kualifikimit në Champions League për sezonin e ardhshëm dhe puna e Glasner vlerësohet shumë nga drejtuesit e Bayern.

NA NDIQ NË FACEBOOK