Lajme
Filloi takimi Zaev, Sela, Gashi për Ligjin e shtetësisë

Në Kuvend e RMV-së ka nisur takimi midis kryeministrit Zoran Zaev dhe kryetarëve të partive politike shqiptare të opozitës, Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa, Zijadin Sela dhe Afrim Gashi, raporton gazeta LAJM.
Takimi është thirrur për të diskutuar rreth Ligjit për shtetësi. Opozita shqiptare ka bllokuar punen e Kuvendit permes mijera amendamenteve dhe kushtezon zhbllokimin me miratimin e Ligjit për shtetësi, për të zgjidhur problemin e mijëra qytetarëve që padrejtësisht nuk e posedojne kete dokument.

















