Connect with us

Lajme

Filipçe për tubimet në kisha dhe xhami: Përgjegjësia është e qytetarëve!

Publikuar

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe ka sqaruar lehtësimin e masave për festën e Pashkëve dhe Barjamit.

Ka deklaruar, se që nga fillimi i pandemisë dhe tani, kur kemi lehtësim të masave, përgjegjësia është e qytetarëve dhe se respektimi i distancës dhe mbajtja e maskës, janë parim kryesor.

“Dua të theksoj, se si në fillim të krizës, edhe tani, përgjegjësia është e qytetarëve. Pa dallim se çfarë masa do të vlejnë gjatë një periudhe të caktuar, janë disa parime që duhet të respektohen gjithmonë dhe ato janë: mbajtja e maskës dhe ruajtja e distancës. Duhet të dimë, se aty ku respektohen masat, aty nuk do të duhej asnjëherë, që prej fillimit të krizës”, tha Filipçe, transmeton TV21.

Sa i takon grumbullimit të qytetarëve në objektet fetare për festa, Filipçe deklaroi, se ajo mund të bëhet edhe tani gjatë ditës.

Megjithatë, ka njoftuar se liderët fetarë i kanë premtuar se organizimet për festat do t’i realizojnë në hapësira të jashtme.

“Mendoj se vendosëm një model të shkëlqyeshëm, të masave të balancuara. Një masë e kufizuar e kombinuar me përgjegjësinë e qytetarëve. Sa i takon grumbullimit, edhe tani gjatë ditës mund të grumbullohen njerëzit dhe jo vetëm në objekte fetare. Ja dje kishim raste në parqe. Javën e kaluar, liderët fetarë morën përgjegjësi që gjithçka të organizohet në të hapur. Vetë janë të vetëdijshëm, se në këtë situatë është e rëndësishme që të jemi të gjithë të vëmendshëm”, tha Filipçe.

“Ora policore që hyri në fuqi më herët, ka dhënë rezultat, tani u shtua edhe mbyllja e kafeneve. Por, donim t’i përshpejtojmë disa punë”, shtoi më tej ai./TV21

NA NDIQ NË FACEBOOK