Connect with us

Sport

Fili në superformë, shënon 2 gola në fitoren e Botosanit!

Publikuar

Një tjetër futbollist shqiptar që po spikat në Europë është Realdo Fili. Sulmuesi shqiptar ishte deçiziv për të dytën ndeshje radhazi pasi arriti të shënonte dy gola në sfidën mes Botosanit dhe Academica Clinceni duke i dhënë fitoren skuadrës së tij. Pasi realizoi ndaj Universitateas së Craiovës duke ndihmuar Botosanin të merrte një pikë, Fili ishte protagonist në fitoren e parë të skuadrës së tij në fazën play-off të kampionatit duke realizuar nga një gol për çdo pjesë për të udhëhequr Botosanin drejt suksesit 2-1 ndaj Academicas në një ndeshje ku titullar ishte edhe Enrico Papa. Me këto dy finalizime, Fili arriti kuotën e 6 golave sezonalë.

NA NDIQ NË FACEBOOK