Connect with us

Lajme

Fatime Fetai shpërblehet me pozitë pasi denoi me burg të perjetshëm shqiptarët në rastin Monstra

Publikuar

Pesë prokurorë të ish Prokurorisë Speciale Publike (PSP) janë ngritur në detyrë. Prokurorët Fatime Fetai dhe Burim Rustemi janë zgjedhur për prokurorë në Prokurorinë e Lartë-Shkup. Derisa prokurorët Lile Stefanova, Artan Ajro dhe Trajçe Pelivanov janë zgjedhur për prokurorë në Prokurorinë për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Bedri Ajdari nga Këshilli Organizativ për drejtësi në rastet e montuara ndaj shqiptarëve, vlerëson se avancimi i prokurores Fatime Fetai në Prokurorinë e Lartë nuk është diçka e papritur. Mirëpo ai është i bindur se ky avancim nuk është i merituar.

“Mendoj se është kompensim për rolin e saj te rasti Monstra, e jo avancim i merituar. Avancimi pas gjithë atyre gabimeve, shkeljeve procedurale dhe ligjore është i palogjikshëm. Për atë ka vepruar në atë mënyrë sepse tereni ka qenë i përgatitur”, thotë Ajdari në deklaratë për media.

Ai vlerëson se në këtë rast, ka pasur “koalicion” mes gjyqësorit dhe prokurorisë që të bëhet ajo çka u bë me rastin “Monstra” dhe se premtimi për avancim ka datuar që atëherë.

“Fillimisht procesi ka ecur mirë nga ana e prokurores, por dikur nuk i përfillke as procedurat elementare. Me siguri ka pasur premtime se e keni terenin e përgatitur dhe të mbuluar. Gjithçka është bë me amin e atyre që e kanë avancuar”, thekson Ajdari.

Ndryshe, pasi dështoi të zgjedhet si Prokurore në Prokurorinë Themelore për ndjekjen e kr*imit të organizuar dhe ko*rrupsionit, ish prokurorja e Prokurorisë Publike Speciale, Fatime Fetai u zgjodh si prokurore në Prokurorinë e Lartë.

Në pjesën e dytë të Këshillit të Prokurorëve Publikë, Fetai arriti të marrë votat e nevojshme për t’u zgjedhur prokurore në Prokurorinë e Lartë në Shkup./Almakos

.

NA NDIQ NË FACEBOOK