Connect with us

Lajme

Exit pollet e nxjerrin fitues në Tiranë, dhe në shumicë bashkë me LSI, Lulzim Basha bën daljen e parë nga selia blu

Publikuar

Kreu i PD-së Lulzim Basha pritet që të mbajë pas pak minutash nga selia blu deklaratën e parë pas mbylljes së votimit në të gjithë vendin.

Basha ka qenë sot në një seri takimesh me qytetarë të ndryshëm, në Tiranë, Elbasan dhe Durrës, të cilëve u ka kërkuar që të marrin pjesë masivisht në votime, dhe të ushtrojnë të drejtën e tyre kushtetuese për të zgjedhur.

Ndërkohë nga PS-ja të vetmin reagim pas zgjedhjeve e bëri Bora Muzhaqi, e cila në minutat e fundit të fushatës, është caktuar dhe si zëdhënëse e saj.

Sipas informacioneve paraprake të dhëna nga KQZ pjesëmarrja në rang vendi ka qenë 47.94 %, ndërkohë që qyteti me pjesëmarrjen më të madhe dujket të jetë vetë kryeqyteti.

NA NDIQ NË FACEBOOK