SKENA
Është ndarë nga Mevlani? Fatjoni vë në siklet Ledianën

Fatjoni i bëri pyetje direkte Ledianës për Mevlanin dhe mori përgjigjen e prerë.
Lediana dhe Mevlani janë dy protagonistët e “Përputhen”, të cilët shihen si çift i mundshëm nga ky program, shkruan lajmi.net.
Ata janë deklaruar se janë në emision vetëm për njëri-tjetrin, ndërsa shumë herë ka dyshime se ata po bëjnë lojë.
Së fundi, ish-konkurrenti i “Përputhen”, Fatjon Kuqari, i komentoi Ledianës në një foto dhe e pyeti direkt se a është ndarë nga Mevlani.
“Çfarë dëgjova unë që e le Mevlon?”, i shkruan Fatjoni, i cili mori përgjigje të menjëhershme nga Lediana.
“Jo”, i shkruan ajo në gjuhën gjermane.
Ndryshe, ditët e fundit konkurrentët e akuzonin Ledianën se po bën lojë ngase nuk ka ndjenja për Mevlanin. /Lajmi.net/
















