Connect with us

Sport

Ekipet shqiptare bëjnë ligjin në Maqedoni, Shkëndija një fitore larg titullit

Published

on

Fitojnë Shkëndija, Shkupi dhe Struga Trim Lum në kampionatin e Maqedonisë së Veriut. Kuqezinjtë e Ernest Gjokës fituan 0-3 në fushën e Belasica, ekip që renditet në vendin e fundit të renditjes.

Golat për ekipin nga Tetova u realizuan nga Rubin Hebaj, Valmir Nafiu dhe Kamer Qaka. Ky ishte suksesi i gjashtë radhazi për Shkëndijën, që është një fitore larg titullit të katërt në histori.

Shkupi iu fal golit të brazilianit Neto për të fituar 0-1 në fushën e Borec, sukses që i konsolidon bardhekaltrit kryeqytetas në vendin e dytë. Tre pikë fantastike arriti edhe Struga Trim Lum.

3-0 fitoi Struga në shtëpi përballë Pelister, teksa të tre golat u realizuan në fraksionin e dytë të ndeshjes. Vendi i katërt në renditje dhe katër pikë larg Europa League për ekipin shqiptar.

.