Sport
Efekti i Superligës, Ed Woodward jep dorëheqjen nga Man.United!


Superliga Europiane po krijon një tërmet të vërtetë te klubet që e kanë themeluar dhe bombën e parë e ka dhënë Manchester United. Ditën e hënë drejtori i përgjithshëm i klubit Ed Woodward u detyrua të zhvillojë një mbledhje të menjëhershme me lojtarët dhe stafin.Këta të fundit i kërkuan llogari atij për mungesën e informacionit dhe mos marrjen e mendimit në lidhje me këtë vendim të klubit. Nga ajo që bëhet me dije ai ka pasur edhe një përplasje verbale me kapitenin Maguire. Ndërkohë para pak çastesh nga Anglia erdhi edhe lajmi shumë i bujshëm. Mësohet se Woodward ditën e martë ka vendosur të heqë dorë nga detyra e tij në klub dhe të largohet për shkak të situatës së krijuar prej Superligës.






















