Connect with us

Lajme

E ofendoi publikisht, Tom Doshi i kërkon ndjesë publike gazetarit

Publikuar

Mbrëmjen e kaluar në News 24 ndodhi një përplasje e rëndë në akuza e deri në ofendime të rënda personale mes politikanit Tom Doshi dhe gazetarit të njohur Rakipllari. Ndërkohë që po flitej për zgjedhjet e së dielës dhe dorëheqjen e Doshit nga mandate, ky I fundit I ka kërkuar “llogari” gazetarit pse përmend emrin duke e ofenduar.

Pas debatit të ashpër ditën e djeshme, sot Tom Doshi i ka kërkuar ndjesë gazetarit Robert Rakipllarit për fjalorin që ka përdorur ndaj tij.

I nderuar z.Balla, ndjej detyrimin të shkruaj dy rreshta për atë që ndodhi mbrëmë në emisionin tuaj kur unë ju kërkova të reagoja pasi të ftuarit tuaj po diskutonin për PSD dhe për mua si kryetar i saj. Dhe në instuatat e përsëritur sikur unë përdor mënyrë të tjera. Pavarësisht se këto akuza i kam refuzuar dhe i refuzoj krejt të pavërteta dhe shpifje pavarësisht se në mënyrë të përsëritur hidhet baltë mediatikisht dhe politikisht ndaj meje e ndjej të them se reagimi im i mbremshëm ishte emocional dhe i shkaktuar edhe nga ngarkesa e fortë e zgjedhjeve dhe largimit tim me vullnet personal nga mandati në Kuvend. Nuk kam asgjë personale me z. Rakipllari apo me cdo gazetar tjetër. Si politikan duhet ti respektojmë megjithëse nuk bie dakord aspak që dikush të goditet pa fakte. Si person i ofroj ndjesën time Robertit, pasi askush më shumë se sa unë nuk ka provuar fyerje mbi kurriz dhe në publik. I uroj cdo të mirë. Tom Doshi.

NA NDIQ NË FACEBOOK