Sport
E konfirmon edhe UEFA, ndeshjet e Europianit në Romë, me tifozë


“UEFA konfirmon Romën për organizimin e turneut”. Me këto fjalë, organi që drejton futbollin europian ka siguruar që Italia do të jetë në gjendje të presë ndeshjet e Euro 2020 të planifikuara në stadiumin “Olimpico”, pas vendimit të qeverisë për të hapur dyert për tifozët për të paktën 25% të kapacitetit. Më 11 qershor do të zhvillohet ndeshja e parë në këtë stadium, me Turqi-Itali, e cila do të jetë gjithashtu ndeshja hapëse e turneut.
Në shënimin e saj UEFA shpjegon se “mori sot nga FIGC (Federata Italiane e Futbollit) konfirmimin e qeverisë italiane se ndeshjet e Euro 2020 të planifikuara në Romë do të zhvillohen me tifozë. Autoritetet kanë garantuar që të paktën 25% e kapacitetit të stadiumit do të ketë tifozë”.
“Tifozët që do të sigurojnë bileta për ndeshjet në Romë, shpjegon UEFA, duhet të kenë parasysh se nuk do të bëhen përjashtime për asnjë kufizim udhëtimi që do të vendoset për njerëzit që vijnë nga jashtë.






















