Sport
Drita dhe Ballkani i përgjigjen Prishtinës, fitojnë në transfertë!


Drita dhe Ballkani i kundëpërgjigjen Prishtinës dhe ruajnë pozitat e tyre në krye të Superligës së Kosovës. Kampionët në fuqi triumfuan minimalisht në transfertën mitrovicase ndaj Trepça ’89 falë një goli të realizuar nga Festim Alidema me 11-metërsh në minutën e 54-t. Me këtë fitore skuadra e Ardian Nuhiut u ngjit në kuotën e 64 pikëve. Rimori vendin e dytë Ballkani i Bledi Shkëmbit që në javën e 29-të fitoi 0-2 në transfertën ndaj Feronikelit me golat e Krasiniqit në pjesën e parë dhe Mirlind Dakut në fraksionin e dytë me penallti. Aktualisht Ballkani 7 javë para fundit të sezonit, ka 3 pikë më pak se Drita e vendit të parë.




















