Connect with us

Sport

Drenica dhe Feronikeli ndajnë pikët, fiton Arbëria!

Publikuar

Barazim 1-1 në duelin e drejtpërdrejtë për mbijetesë të javës së 30-të Superligës së Kosovës mes Drenicës dhe Feronikelit. Dy golat e vetëm të ndeshjes u realizuan në dy ekstremet e sfidës. Simonovski kaloi ekipin nga Drenasi që në minutën e parë ndërkohë që Uka i dha një pikë Drenicës në minutën e 95-të. Mori një fitore shprese Arbëria që mposhti 2-1 Besën e Pejës dhe 6 javë para fundit është vetëm 4 pikë larg zonës së shpëtimit.

NA NDIQ NË FACEBOOK