SKENA
“Donte të provonte çajin Matcha”, ish konkurenti komenton sherrin me…

Pas sherrit me opinionistin, Arjan Konomi, në lidhje me çajin Matcha, Kristian Marcinaj, ishte sot i ftuar në emisionin “Shqipëria Live”, për të folur për eksperiencën e tij në “Për’puthen”.
Ish-konkurrenti i reality show-t shprehet se jeta është si më parë, por tani imazhi ka njëfarë peshe më të madhe. Kristiani tha se tani marrëdhënie me njerëzit ndryshon dhe se ka persona që e ndalojnë në rrugë që të flasin apo të bëjnë foto.
Ndërsa duke folur për sherrin e bujshëm me Arjanin, Marcinaj tha se ai e ka sulmuar që kur ka hyrë në emision.
“Reagimi im ishte i akumuluar. Nëse unë do akuzoja Arjanin pa fakte, si do reagonte. Edhe unë i thashë që je i keqinformuar, por edhe ai ka reaguar emocionalisht. Ka shumë arsye që Arjani ka reaguar ashtu, por nuk mundem të futem në brendësinë e tij. Ndryshe nga Arjani nuk më pëlqen të jap opinione, siç bën ai. Para se të ndodhte incidenti, unë kam shfrytëzuar momentin të rri me të në kafe. Mirësia ime ka qenë e madhe, edhe ai ka qenë mirë. Më tha se donte të provonte çajin, nuk e tha me batutë, por shumë serioz. I thashë është mirë që të konsumohet në mëngjes. Mund ta provoj tha çajin tënd”, tregoi ai.
Më pas Kristiani shtoi se nuk ka pasur asnjë sqarim me Konomin. I pyetur nëse do i kërkonte falje, ai tha se nuk ka asnjë arsye të bëjë një gjë të tillë. Madje shtoi se duhet Arjani t’i kërkojë falje atij.
“Falje duhet ta kërkojë Arjani, unë nuk kam arsye. E kam respektuar në çdo moment dhe për të respektuar produksinon kam patur një reagim të tillë. Ai është konfuz, thotë është lëndë narkotike, mund të jetë, nuk kam informacione të sakta. Tashmë është një bisedë tashmë e mbyllur. Nëse ai ka dëshirë, unë jam i hapur të flas. Nuk kam asgjë për t’i thënë. Nuk kam asnjë armiqësi me të”, tha ish-konkurrenti i “Për’puthen”.
















