Connect with us

Shëndetësi

Disa prej efekteve anësore të qumështit

Publikuar

më

Nuk mund të mohohet se qumështi është një pije shumë e shëndetshme. Qumështi jep një kontribut të rëndësishëm në marrjen e proteinave dhe mikroelementeve, përfshirë magnezin, kaliumin, zinkun, vitaminën D dhe fosforin.

Edhe pse është një burim i shkëlqyer i lëndëve ushqyese, ai vjen me disa të meta nëse e konsumoni më shumë seç duhet. Duke u bazuar në shumë studime, ju njohim më poshtë me mënyrat se si mund të reagojë trupi juaj ndaj konsumit të tepërt të qumështit.

Mund të keni probleme me tretjen
Një pjesë e mirë e të rriturve kanë intolerancë ndaj laktozës. Intoleranca ndaj laktozës ndodh kur trupi prodhon më pak laktazë (enzimë që konverton laktozën në glukozë dhe galaktozë). Nëse individët me intolerancë ndaj laktozës konsumojnë produkte qumështi që përmbajnë laktozë, ata mund të përjetojnë dhimbje barku, fryrje barku, fryrje stomaku, të përziera dhe diarre.

Ju mund të rëndoni shëndetin e zemrës tuaj
Sipas një studimi, konsumi në sasi të mëdha i qumështit, lidhej me një rrezik të shtuar të sëmundjeve kardiovaskulare dhe kancerit tek gratë. Studiuesit zbuluan se gratë që pinin tre gota qumësht ose më shumë çdo ditë, kishin një rrezik gati të dyfishuar të sëmundjeve kardiovaskulare, krahasuar me gratë që pinin më pak se një gotë në ditë.

Mund t’ju shkurtojë jetëgjatësinë
Në të njëjtin studim u vu re se konsumi i tepërt i qumështit lidhej gjithashtu me një rrezik të shtuar të vdekjes tek burrat dhe gratë. Gratë që konsumuan tre ose më shumë gota qumësht në ditë, dyfishuan këtë rrezik në krahasim me gratë që pinë më pak se një gotë në ditë. Ndërsa për burrat, ky rrezik u rrit me rreth 10 për qind kur ata konsumuan tre ose më shumë gota qumësht çdo ditë.

Ju do të mbështesni rritjen e muskujve
Proteinat ndihmojnë në ruajtjen e masës së muskujve dhe qumështi ka 8 gr proteina për racion. Sipas një studimi, kur vullnetarët pinë 1 gotë qumësht pas ushtrimeve, trupat e tyre ishin më të aftë të merrnin dy aminoacide, fenilalaninë dhe treoninë të cilat janë përfaqësuese të sintezës të proteinave të muskujve.

Ju do të përmirësoni shëndetin e kockave
Një gotë qumësht përmban 20 për qind të kalciumit bioaktiv, një mineral thelbësor për rritjen dhe shëndetin e kockave. Me bioaktiv, nënkuptojmë që trupi juaj mund të thithë më shumë kalcium nga qumështi sesa nga burime të tjera të kalciumit. Studimet tregojnë se qumështi është i pasur me kalcium, i cili është i dobishëm për rritjen e skeletit dhe fortësinë e kockave.

.

Shqipëri11 minutes ago

Norvegjia po ndërton tunelin nënujor më të gjatë dhe më të thellë në botë

Lajme1 hour ago

“Familjarët janë për dasma” jo, por për institucione: Djali i axhës së ministrit Armend Muja caktohet U.D. drejtor në Spitalin e Mitrovicës

Lajme2 hours ago

A i frikësohet forcimit të BDI-së pas lirimit të Grubit? Përgjigjet Izet Mexhiti

Lajme2 hours ago

Gashi: Sipas perspektivës time, për VLEN-in do të ishte më mirë tash të ketë zgjedhje!

Maqedoni2 hours ago

Këshilltari komunal Mustafi i drejtohet Izet Mexhitit: Nëse je serioz kundër Maksimit, nxirri këshilltarët nga koalicioni lokal!

Maqedoni3 hours ago

Kasami mblodhi myftiun dhe mitropolitin në Tetovë: Mesazh i përbashkët kundër incidenteve ndëretnike

Shqipëri3 hours ago

DETAJE / Robert Duka i ka lënë në kazino paratë e grabitura në banka, u dha shokëve nga 3 mijë euro

Lajme3 hours ago

Mexhiti: E mbështetëm Arkinin në Bërvenicë, por BDI nuk di të tregojë mirënjohje

Lajme3 hours ago

Mexhiti: Studentët shqiptarë e jepnin provimin e jurisprudencës në maqedonisht, me VLEN-in për herë të parë do ta japin në shqip

Lajme3 hours ago

Mexhiti: ZNAM-i dhe BDI po veprojnë të sinkronizuar kundër shqipes në jurisprudencë

Bota3 hours ago

Macron e priti në pallatin Elize, Rama reagon pas takimit me presidentin francez

Maqedoni3 hours ago

Mexhiti “godet” Dimitrievskin: Nëse i pengon shqipja, Kumanovën e ka në dy gjuhë, ta lirojë vendin e kryetarit të komunës

NA NDIQ NË FACEBOOK