Connect with us

Lajme

Dimër në pranverë, Korça zbardhet nga dëbora

Publikuar

Korça është “pushtuar” nga bora në muajin e dytë të pranverës. Reshjet e dendura vijojnë ende, por me intensitet të ulët.

Trashësia e borës varion nga 5 cm në zonat fushore deri në 15 cm në pjesët malore si në rrugën e Dardhës.

Sipas të dhënave, dëbora nuk ka shkaktuar probleme me lëvizjen e automjeteve në të gjitha akset nacionale ku po punohet me mjete borëpastruese për mirëmbajtje dimërore, pastrime e kriposje.

Ndërkohë që raportohet se në disa fshatra ka pasur edhe shkëputje të energjisë elektrike./ A2 CNN

.