SKENA
Debati mes Sarës dhe Princit, Elvisi ‘thumbon’ me këtë postim

Elvisi ka një mesazh për Princin.
Gjatë dy puntantave të fundit në “Përputhen”, Princi dhe Sara janë përplasur ashpër, shkruan lajmi.net.
I gjithë debati nisi kur Princi i tha Sarës se preferon djemë me vetura luksoze, ndërsa pas këtyre fjalëve konkurrentja nuk la gjë pa i thënë.
Madje, debati vazhdoi edhe në ditën tjetër, ku Sara nuk pranoi sërish kërkimfaljen nga Princi.
Së fundi, Elvisi i cili u largua para pak ditësh nga “Përputhen”, iu drejtua me një mesazh publik Princit.

“Primc Mile, te rujt Zoti. Se vallaj te duhet ndihma e Zotit aty ku vazhdon te jesh”, ka shkruar ai. /Lajmi.net/
















