Lajme
Çfarë presin shqiptarët nga zgjedhjet e nesërme? (VIDEO)

Qytetarët e Shqipërisë të dielën do t’iu drejtohen kutive të votimit për zgjedhjet parlamentare që do të mbahen.
Por, çka presin ata nga politikanët që nga e hëna do ta marrin pushtetin?
Një qytetar thotë se nga pushtetarët e ardhshëm pret që të realizojnë premtimet që i kanë dhënë gjatë fushatës zgjedhore ku, sipas tij, një nga to është edhe heqja e pagesës në Rrugën e Kombit.
“Premtimet që na kanë dhënë gjatë fushatës elektorale për mua janë të mira, sepse në radhë ta parë na kanë premtuar që do ta heqin taksën e traut në Rrugën e Kombit, në rrugën me Kosovën. Kanë premtuar uljen e çmimit të naftës që të bëhet njëlloj si në vendet e rajonit, të rrisin pensionet dhe të hapin vende të punës”.
Një tjetër pret që qeveria e re ta çojë Shqipërinë në Bashkimin Europian.
“Të futemi në Bashkimin Europian, të ketë punë, qetësi – kaq presim se nuk e duam lugën e floririt jo”.
E një qytetar tjetër beson se “qeveria e re që do të vijë duhet të jetë e punës, sepse vetëm punë pritet”.
Ndërsa ka edhe qytetarë që i shohin të gjitha partitë politike njësoj, derisa dikush kërkon nga politikanët që të mendojnë më shumë për popullin dhe më pak për vete.




















