Connect with us

Lajme

Carovska: Librat digjitalë, mundësi për nxënësit

Publikuar

Nxënësit që në vitin e ardhshëm shkollor do të jenë në klasë të katërt do të mësojnë nga librat digjital dhe jo ato të zakonshëm. Ministrja e Arsimit, Carovska kujtoi se për çdo lëndë të caktuar do të përdoren burime të ndryshme të informacionit por të gjitha në formë elektronike. Ajo shtoi se familjet me gjendje të rëndë ekonomike do të kërkojnë nga shkollat ti shtypin materialet mësimore nëse fëmijët e tyre nuk kanë internet dhe pajisje elektronike.

“Libri digjital nuk është ai libër që deri dje e kishim me miliarda fakte të vendosura në PDF. Koncepti i mësimit është se aty ka shembuj drejtuar hulumtimeve ndërsa nxënësi mund ti konfirmojë faktet që duhet ti dijë. Secili prej prindërve që do të vlerësojë se fëmija i vet nuk mund të mësojë në formë elektronike do të shtyp librin dhe nuk ka asnjë problem nga shkolla për nxënësit të cilët kanë mungesë të mjeteve financiare. Gjithashtu, në ato familje ku ka mungesë duhet të sigurohen edhe pajisje elektronike nga shkolla”- deklaroi Mila Carovska, ministre e Arsimit.

Nga Ambasada e fëmijëve “Megjashi” vlerësojnë se është herët të flitet për edukim të përgjithshëm digjital. Sipas Zmijanac, në këtë rast do të diskriminohen nxënësit me gjendje të rëndë ekonomike kur bëhet fjalë për arritje të njohurive.

“Edukimi digjital është larg nga praktika aktuale ndërsa do ti kushtohet shumë kohë rrezatimit në laptop dhe kompjuter. Digjitalizimi i përgjithshëm është rrezik i përgjithshëm dhe diskriminim i kategorive të rrezikuara të fëmijëve, ky është njëri problem. Pastaj, vijojnë problemet shëndetësore, tërheqja e fëmijëve. Një theks i veçantë do ti jepet dijes dhe mundësisë që ata që kanë mundësi më të mira të ecin përpara kundrejt atyre që janë kategori të varfra“- tha Dragi Zmijanac, Megjashi.

Ditë më parë, Qeveria miratoi ndryshimet në Ligjin për tekstet dhe materialet e tjera mësimore dhe didaktike. Ndryshimet parashikojnë që nxënësit e klasës së katërt deri në të nëntë dhe nxënësit e shkollave të mesme të kenë libra dhe materiale elektronike, ndërsa nxënësit nga klasa e parë deri në atë tretë të vazhdojnë të kenë libra të zakonshëm.

.

Shqipëri28 minutes ago

NATO dhe Zelensky paralajmërojnë: Putin është i paparashikueshëm! I gatshëm të marrë rreziqe dhe të provokojë Aleancën

Lajme47 minutes ago

Adnan Azizi pas arrestimit të drejtoreshës së SHISH në Shqipëri: Kjo është kambanë alarmi

Lajme56 minutes ago

Shembull i ndershmërisë: Strugani gjeti një çantë plot me para, ia dorëzon pronarit!

Kosovë1 hour ago

Mahmuti: Rrezikohet rendi kushtetues i Kosovës, duhet të shpallet gjendja e jashtëzakonshme

Kosovë1 hour ago

Eurodeputeti Stier: Serbia ka ngecur në vend, shqetësimi kryesor mbetet situata atje dhe raportet me Kosovën

Shëndetësi1 hour ago

Kostoja e shëndetit/ 8% e shqiptarëve nuk përballojnë ekzaminimet, e dyta më e lartë në Europë

Lajme1 hour ago

Iseni vlerëson dëshminë e Fadil Pushkollit: Profesionalizëm, respekt dhe trajtim dinjitoz

Bota3 hours ago

Thellohet përplasja e Trump me mediat, vendimi kalon në duart e gjykatës

Maqedoni5 hours ago

Aksion në Shkup, Tetovë dhe Gjevgjeli: 6 të arrestuar, sekuestrohen mbi 100 mijë euro

Shqipëri5 hours ago

Zjarr i madh në Gjirin e Lalzit, era favorizon flakët që i afrohen me shpejtësi ndërtesave! Evakuohen banorë e pushues pranë zonës së rrezikut! (VIDEO)

Kosovë6 hours ago

“Ka pasë dëshmitar që ka thanë ‘çka m’keni pru këtu, kurgjo s’kom me këta”, Bilall Sherifi zbulon detaje për procesin në Hagë

Maqedoni7 hours ago

Incident në Shkup: Holandezi dhe spanjolli dyshohet se sulmuan 33-vjeçarin nga Haraçina

NA NDIQ NË FACEBOOK