Connect with us

Sport

Bayerni shtyn festën e titullit, Dortmundi afrohet me zonën Champions!

Publikuar

Bayern Munich shtyn me të paktën 24 orë festën e titullit, festë që mund të shtyhet edhe për një javë nëse Leipzig mposht Shtuttgart të dielën. Bavarezët e Hansi Flick hynë të relaksuar në fushë në Opel Arena aty ku u mposhtën me rezultatin minimal 2-1 nga Mainz 05, një skuadër që po kalon një formë të shkëlqyer dhe falë 13 pikëve që ka grumbulluar në 5 ndeshjet e fundit thuajse ka siguruar mbijetesën. Rikthimi i Robert Lewandowskit nga dëmtimi si titullar nuk i mjaftoi Bayernit që pësoi dy gola të shpejtë nga Mainz. Burkardt zhbllokoi shifrat që në minutën e 3-të ndërkohë që suedezi Quaison shënoi edhe të dytin për Mainz në minutën e 37-të duke e çuar skuadrën e tij në pushim në avantazhin e dy golave. Bayerni shfaqi pak dëshirë në këtë sfidë dhe u rikthye në ndeshje shumë vonë, pikërisht në minutën e 94-t kur Leëandoëski shënoi golin e tij të 36-të në këtë sezon të Bundesligas. Mori një fitore shumë të rëndësishme në garën për një vend në zonën Champions Dortmundi që triumfoi përballë një rivali direkt si Wolfsburg brenda në Volkswagen Arena me shifrat 0-2 falë një dygolëshi të sulmuesit kryesor Erling Haaland dhe tashmë diferenca me ujqërit, 3 javë para fundit të kampionatit është vetëm 2 pikë.