Connect with us

Sport

Bayerni ofron 20 mln euro, Nagelsmann më pranë!

Publikuar

Julian Nagelsmann është shumë pranë stolit të Bayern Munich. Leipzig në fakt po bën rezistencë, megjithatë marrëveshja mes dy klubeve mund të arrihet edhe për një shifër më të ulët. Nga sa raportohet drejtuesit e Bayernit i kanë vendosur në tryezë Leipzig-ut, 15 milionë euro menjëherë dhe 5 milionë të tjera në formë bonusesh, për të lënë të lirë Julian Nagelsmann. Dëshira e trajnerit 33-vjeçar i cili spikati nën drejtimin e Hoffenheim që në moshën 29-vjeçare për t’u ulur në stolin e Bayernit, mund të ndikojë shumë që marrëveshja të arrihet më shpejt dhe Nagelsmann të pasojë Hansi Flick në krye të kampionëve të Gjermanisë. Bashkë me Nagelsmann te Bayerni mund të transferohet edhe mbrojtësi francez Dayot Upamecano kartoni i të cilit i ka kushtuar klubit bavarez 42,5 milionë euro, me drejtuesit e Bayernit që kanë paguar klauzolën dhe presin vetëm kalimin e mbrojtësit në Mynih, me Upamecanon që do të jetë zyrtarisht i bavarezëve nga 1 korriku.

 

NA NDIQ NË FACEBOOK