Sport
Bayerni gjen marrëveshjen me Nagelsmann, por drejtuesit e Leipzigut bëhen pengesë


Julian Nagelsmann gjithnjë e më afër stolit të Bayernit të Mynihut. Mediet kryesore gjermane, në veçanti “Bild Sport”, flasin për një marrëveshje të gjetur tashmë midis klubit dhe trajnerit, i cili është edhe një tifoz bavarez. Trajneri i ri mësohet se i ka kërkuar Leipzigut që ta lirojë në fund të sezonit, por drejtuesit e skuadrës së sponsorizuar nga kompania “Red Bull”, nuk duket se janë të gatshëm të prishin para kohe kontratën pa marrë si dëmshpërblim nga 25 deri 30 milionë euro.






















