Sport
Bayerni dhe Dortmundi nuk i bashkohen Superligës së Europës


Lajmi për krijimin e Super League-s së Europës ka shkaktuar një situatë kaosi, teksa nga ora në orë shtohet numri i skuadrave që deklarojnë miratimin e tyre ose jo për të qenë pjesë e këtij kompeticioni, që pritet të marrë jetë. Drejtuesit e UEFAS-s janë në alarm, pasi një situatë e tillë është e vështirë të menaxhohet, kur përballë ke klubet më në zë të Europës.
Së fundmi, sipas medieve gjermane, dy klube të Bundesligës duket se nuk janë dakord për t’iu bashkuar Superligës së Europës. Bayerni Mynihut, kampionët në fuqi i Bundesligës duket se nuk kanë aspak ndërmend që sezonin e ardhshëm të braktisin Champions Leagues dhe të bëhen pjesë e Superligës.
E njëjta gjë vlen edhe për një tjetër skuadër të kampionatit gjerman, siç është Borussia Dortmund. Drejtori i përgjithshëm i verdhezinjve, Hans-Joachim Watzke duket se nuk është aspak dakord që klubi i tyre t’i bashkohet Superligës së Europës. Ai është shprehur se dy klubet e mëdha të Bundesligës kanë qëndrim të unifikuar.





















