Lajme
Basha takim në njësinë numër 10 në Tiranë/ Banori “i zë rrugën”: Mos bëj koalicion me LSI-në sepse të…

Kryedemokrati Lulzim Basha në kuadër të fushatë elekorale zhvilloi një takim me biznesin e vogël dhe banorët në njësinë administrative numër 10 në Tiranë.
Gjatë takimit, banorë iu shprehën Bashës se janë lënë në harresë nga qeveria dhe mezi e persin që ai të vijnë në pushtet pas zgjedhjeve të 25 Prillit si kryeminister.
Ndërkohë një nga banorët i është drejtuar Bashës që të mos bëjë koalicion me Lëvizjen Socialiste për Integrim pasi ajo i mashtron. Kreu i PD-së iu drejtua qytetarit që ta hedhë votën tek partia e tij.
Pjesë nga biseda:
Qytetari: Ju uroj fitore!
Basha: Faleminderit shumë!
Qytetari: Me këtë gocën që kemi këtu neve është shumë e bukur.
Basha: Por dhe e mençur.
Qytetari: Ashtu. Po një gjë po ju them
Basha: Po!
Qytetari: Mos bëni koalicion me LSI-në se juve ju ka sharë shumë keq, kur ishte me PS-në
Basha: Mbaje mendjen tek familja jote, tek fëmijët e tu dhe voto numrin 9 më datë 25
Qytetari: Atë e di unë, e japi me gjithë zemër/CNA.al


















