Connect with us

Sport

Augsburgu shkarkon trajnerin, rikthehet Markus Weinzierl

Publikuar

Klubi i Bundesligës, Augsburg, shkarkoi trajnerin Heiko Herrlich pas një serie rezultatesh të dobëta që bënë që skuadra të rrëshqiste drejt zonës së rënies. Augsburgu nuk ka fituar asnjë nga katër ndeshjet e fundit me Herrlich në stol dhe është në vendin e 13-të në kampionat, katër pikë mbi zonën play-off-in. Ish-trajneri i Augsburgut, Markus Weinzierl, është kthyer si zëvendësues për Herrlich. Weinzierl ka qenë trajner i Augsburgut nga viti 2012 deri në 2016.