Connect with us

Lajme

Andi Përmeti: Nuk do të ketë koalicion PD-LSI

Published

on

Kandidati për deputet i Bindjes Demokratike në Qarkun e Korçës, Andi Përmeti foli rreth zgjedhjeve të 25 Prillit. Në një intervistë për “Korça voton” ai tha se nuk do të ketë koalicion mes PD-së dhe LSI-së. Sipas tij nuk mund të bëhen dy ekstreme së bashku për t’ju thënë qytetarëve se do të ndryshojmë vendin.

“Unë nuk kam besuar as në 2011 që nuk ka koalicion. Nuk ka koalicion mes PD-së dhe LSI-së. Unë besoj që opozita duhet të jetë frymë dhe jo numra. Ti nuk mund ti futësh demokratët në një koalicion më një parti që i ka vrarë ata, i ka rrëzuar nga pushtet dhe i ka marrë votuesit. Edi Rama është atje vetëm për meritën e LSI-së. Ai i mbylli zgjedhjet e 2011 me 65 mandatë që nuk mund të bëhej kurrë kryeministër. Nëse Ilir Meta do ti qëndronte besnik Sali Berishës nuk do kishe një Ramë kaq të pushtetshëm. Ti nuk mund t’ju thuash Shqiptarëve që unë së bashku më një parti do sjellë ndryshim në këtë vend. Nuk mund ti bësh budallenj, sidomos pas asaj që LSI i ka bërë Partisë Demkratike. Që prej 2011 edhe më tej për mua është e tepërt”, tha Përmeti./ CNA.al

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com