Lajme
Ambasadorja e Shqipërisë në OKB merr dozën e dytë të Pfizer

Ambasadorja e Shqipërisë në OKB, Besiana Kadare, ka bërë të ditur se është injektuar me dozën e dytë të vaksinës Pfizer, anti COVID-19.
Ajo tha se për vetëm një orë, efektet anësore të saj ishin gëzimi, lehtësimi dhe mirënjohja, njofton Klan Kosova.
”Sapo u vaksinova me dozen e dytë të Pfizer. Ka vetëm një orë, por deri tani efektet kryesore anësore janë gëzimi, lehtësimi dhe mirënjohja”.
.



















