Lajme
Aksident në Divjakë, vdes 19 vjeçarja

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur në parkun e Divjakës gjatë ditës së sotme.
Një makinë tip Audi ka dalë nga rruga duke u përplasur me pishat ku për pasojë ka ndërruar jetë pasagjerja në mjet, shtetasja E. M., 19 vjeçare. Burime për Top Channel bëjnë me dije se në aksident janë plagosur edhe 2 persona, të cilët ndodhen në spital.
Personat e plagosur janë identifikuar si Vilson Hoxha nga Elbasani dhe Daniel Doda nga Vlora, 23 vjeç.
Informacion paraprak: Sot rreth orës 10:25, në rrugën nga Divjaka për në plazh, automjeti tip “Audi“, me drejtues shtetasin V. H., 25 vjeç, banues në Divjakë, ka dalë nga rruga, ku për pasojë ka ndërruar jetë pasagjerja në mjet, shtetasja E. M., 19 vjeçe, banuese në Zharrnec, si edhe janë dëmtuar drejtuesi i mjetit dhe pasagjeri ende i paidentifikuar, të cilët ndodhen në spitalin e Lushnjes nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
.




















