Connect with us

Lajme

“Agimi i Bamirësisë” në Tetovë u jep iftare falas nevojtarëve për Ramazan

Publikuar

Muaji i Ramazanit është muaj i faljes, lutjes dhe solidaritetit. Një gjë të tillë e bënë edhe Shoqata “Agimi i Bamiresisë” në Tetovë, tani e nëntë vite. Nga fillimi i Ramazanit këtë vitë deri më sot janë shpërndarë mbi 2600 iftare falas për të gjithë nojvojtarët kryesisht edhe për studentët që janë në qytetin e Tetovës. 

Nga “Agimi Bamirësisë” thonë se çdo vitë është duke u shtuar kërkesa për iftare falas, që sipas tyre pandemi ka bërë që njerzit mos të punojnë dhe të kërkojnë ndihmëa nëpër shoqta bamirësie.

“Këtë vitë numri është zmadhur. Këtë vitë, dhe pothuajse këto pesë ditët me rradhë, që ka filluar Ramazani thuajse nga 500 iftare kemi çdo ditë. Vetëm dje kemi pasur diku rreth 750 iftare. Edhe vitin e kaluar edhe këtë vitë ajo që e ka shtu iftaret është pikërisht pandemia” – tha Visar Xhaferi nga Shoqata “Agimi i Bamirësisë”.

Shpërndarjen e ushqimit e bëjnë në disa faza thotë Xhaferi.

“Nevojtarët të cilët kanë ngrënë këtu dhe kanë drekuar edhe para Ramazanit, ato vinë i marrin këtu me një puntë të veçantë. Pila tjetër e shpërndarjes është ajo e studentëve ku vinë vetë studentët. Dhe momentalisht kemi mbi 400 iftare që altivistë tonë i shpërndajmë nëpër shpija” – u shpreh Visar Xhaferi.

I gjithë ky aktivitet mundësoeht nga mejetët që dhurojnë nga diaspora thonë nga shoqtar Agimi i Bamirësië që sipas tyre është burim kryesor. Por ka edhe firma  vendase që dhurojnë mjete ushiqime, matriale të ndryshme që ne pastaj i shpërndajme.

Ndërkohë kjo Shoqatë ka edhe mezen Studentore që funksionon pa ndërprerë ku drekën e hanë në ambientet e shoqatës më shumë se 150 studentë dhe nejvotar çdo ditë të vitit. (TVM2)