Sport
Abazaj protagonist me Istanbulspor, gol dhe asist në fitoren ndaj Bursaspor!


Kristal Abazaj rikthehet të jetë protagonist me Istanbulspor në ligën e parë turke. Sulmuesi shqiptar shkëlqeu në sfidën e javës së 32-të ndaj një ekipi me emër të madh si Bursaspor duke udhëhequr verdhezinjtë nga Stambolli drejt fitores së 4-t radhazi në kampionat. Me një gol dhe një asist Abazaj ishte më i miri në fushë për Istanbulspor që falë këtij suksesi u ngjit në vendin e 4-t dhe përveç se ka siguruar zonën play-off ka ende shanse në 2 javët e mbetura për të tentuar dy vendet e para që do ta ngjisnin direkt në Superligën turke. Pa Rrocën të dëmtuar, e nisën si titullarë sfidën ndaj Bursaspor dy shqiptarët e tjerë Valon E’themi dhe Kristal Abazaj. Pas vetëm 15 minutash ish-sulmuesi i Luftëtarit dhe Kukësit mori krahun nga e djathta duke i serviur Aydin një pasim të përsosur për golin e 0-1. Ky ishte asisti i 5-të i Abazajt në këtë sezon. Bursaspor megjithatë barazoi ndeshjen me Guler në minutën e 33-të duke i futur të dridhurat Istanbulsporit por jo Abazajt që 5 minuta më vonë bëri njeriun gol duke kaluar sërish në epërsi skuadrën nga Stamboll, finalizim ky që vendosi fatet e ndeshjes. Për Abazajn ky ishte goli i 3-të sezonal. Rezultati mbeti i pandryshuar deri në fund pasi rrjetës së realizuar nga sulmuesi shqiptar me Istanbulsporin që me këtë fitore u ngjit në kuotën e 60 pikëve.





















