Shëndetësi
757 pacientë me koronavirus po trajtohen në spitalet e Kosovës

Në klinikat COVID të QKUK-së dhe në spitalet e përgjithshme të Kosovës janë duke u trajtuar 917 pacientë.
Sipas raportit të fundit nga SHSKUK, 757 raste janë të konfirmuara me virusin korona, 61 pacientë janë të dyshuar dhe në pritje të rezultateve.
Poashtu bazuar në raport, 36 pacientë janë në gjendje të rënduar shëndetësore, 734 janë nën asistim të oksigjeno-terapisë, transmeton Klan Kosova.
The post 757 pacientë me koronavirus po trajtohen në spitalet e Kosovës appeared first on Klan Kosova.





















