Lajme
37 viktima dhe 365 raste të reja me COVID-19 në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë në Maqedoni informon se në 24 orët e fundit janë bërë 2.820 testime për coronavirus, ndërsa 365 raste kanë rezultuar pozitiv.
Nga MSH informojnë se kanë ndërruar jetë edhe 37 pacientë, të cilët kanë qenë pozitiv me COVID-19.
Ndërsa Instituti për Shëndet Publik ka regjistruar 594 pacientë të shëruar. Me rastet e sotme numri i përgjithshëm i të infektuarve shkon në 152.367, prej të cilëve 132.765 janë shëruar, ndërsa 4.855 kanë ndërruar jetë. Numri i rasteve aktive deri sot (30 prill) është 14.747.













