SKENA
“30 vjeçe dhe merrem me jetën e dikujt që s’më ka bërë asgjë”, Loco ironizon Shqipen

Duket se Elvisit të “Për’puthen” nuk i del aspak inati me Shqipe Hysenaj, me të cilën para disa kohësh pati një sherr virtual. Ishte Shqipja e para që e nisi me një koment që bëri për Locon në një postim në “Instastory”.
“Elvisi foli një orë tek “Prime” dhe foli kot, imagjino kur i tha dhe Arjani. Por gjithsesi do t’i vijë dita edhe Elvisit, shumë shpejt do flasim dhe për Elvisin”, u shpreh ish-konkurrentja e “Për’puthen” në atë kohë.

I menjëhershëm ishte reagimi i Locos, i cili u përgjigj: “Për të gjithë ju që doni të flisni për Lokun (s’jeni shumë, me gishta numëroheni), tashmë ka zgjidhje dhe për ju. “Colgate Max Fresh” kujdeset më së miri për shëndetin tuaj oral. Manual përdorimi: Përdoret në rastet kur do vëmendje nga ata që s’ta kanë dhënë kurrë”.
Më pas ai u shpreh se nuk ka asnjë mendim konkret për Shqipen, pasi nuk e kishte njohur nga afër.

“Po me aq sa e njoha, me aq sa e kam parë nga ekrani bashkë me ju, mendoj se Shqipja ka patur një jetë të vështirë pa shumë mbështetje/afrimitet. Dhe është mësuar me këtë mënyrë jetese, prandaj nxjerr mllef kudo, me këdo. S’do ja merrja personale kurrë një njeriu të vuajtur. Do përpiqesha ta ndihmoja në fakt, nëse do kisha diçka në dorë”, shkroi ai më vonë në “Instastory”.
Loco duket se ka vendosur që të merret sërish me Shqipen, pasi në një postim të bërë së fundmi në rrjetet sociale, duket se ka ironizuar me të. Pa përmendur emra, ai duket se i referohet rubrikës së djeshme në “Trotuar” ku e ftuar ishte Shqipja dhe Tea Trifoni.
“Ndërkohë në një TV show shqiptar:
-Përshëndetje!
-Përshëndetje!
-Sa vjeçe je dhe cili është objektivi i jetës tënde?
-Unë jam 30 vjeçe dhe objektivi kryesor që kam në jetë është të merrem me jetën e dikujt që s’më ka bërë asgjë.
-Po për veten, ç’mund të na thuash?
-Shiko, se “filani” ka bërë këtë, pastaj atë…
-Po ti për vete?
-Po “filani” ka bërë këtë, ka thënë atë…
-Aha, mir”, shkruan Loco, i cili ironizon Shqipen që vazhdon të dalë në emisione për të komentuar të tjerët.
















