Connect with us

Lajme

“200 mijë lekë katër vota për Edi Ramën”. Kryeministri reagon ashpër: Ky zotëria do shkojë në burg

Publikuar

Një ditë më parë qarkulloi në rrjet një video e një qytetari që pranonte me zë dhe figurë që ka marrë 200 mijë lekë për katër vota që kanë shkuar për PS-në, duke shtuar se makinat e policisë kanë shpërndarë para për vota.

Reagimi i Kryeministrit ishte mjaft i ashpër mbrëmjen e sotme në Opinion kur u pyet mbi këtë video. Ai deklaroi se zotëria në fjalë do të shkojë në burg bashkë me shokët e tij, duke shtuar se këto janë objekte të SPAK.

Rikujtojmë që ditën e sotme, Policia e Lezhës shoqeroi në komisariat qytetarin që doli në një video duke deklaruar se ka marrë 200 mijë lekë për katër vota.

“Unë e di që jeni në pozitë të vështirë sepse keni humbur thellë. Të gjitha këto që qarkullojnë janë hetim në SPAK. Dhe ky zotëria që del me karshillëk dhe thotë që ka marrë 200 mijë lekë për të votuar Edi Ramën do shkojë në burg bashkë me shokët. Të gjitha këto janë objekt i SPAK-ut. Ka shumë denoncime policia e shtetit. Këto nuk shpjegojnë rezultatin. Rezultati është i qartë që tregon se populli shqiptar ka marrë një vendim shumë të qartë. Me një parti socialiste që i jepet besimi për të vazhduar punën,” tha Rama./Faxweb/

NA NDIQ NË FACEBOOK