Lajme
129 kuti votimi u numëruan deri tani në gjithë Shqipërinë

Në Shqipëri janë numëruar 129 nga 5198 kuti votimi dhe procesi po vijon në thuajse gjithë qarqet e vendit, situata deri në këto momente paraqitet si më poshtë.
Nga të dhënat e deritanishme, në qarkun e Kukësit janë numëruar 6 kuti, nga 141 në total. Rezultati paraprak është 60.42 % për PD-AN dhe 36.29 % për PS.
Në qarkun e Shkodrës janë numëruar 7 kuti nga 411 që janë në total. Rezultati paraprak është 19.64 % për PSD, 33.12 % për PD-AN, 43.41 % për PS.
Në qarkun e Lezhës janë numëruar 4 kuti nga 249. Rezultati paraprak është 51.70 % për PD-AN, 38.51 % për PS.
Në qarkun e Dibrës deri më tani janë numëruar 14 kuti, nga 227 në total. Rezultati paraprak është 51.16 % për PD-AN, 40.88 % për PS.
Në qarkun e Durrësit procesi i votimit nuk ka nisur ende. Në total në këtë qark janë 481 kuti votimi.
Në qarkun e Tiranës janë numëruar 4 kuti nga 1243 në total. Rezultati paraprak është 32.66 % për PD-AN, 58.45 % për PS.
Në qarkun e Elbasanit deri më tani janë numëruar 19 kuti, nga 511 në total. Rezultati paraprak është 36.11 % për PD-AN, 56.92 % për PS.
Në qarkun e Fierit janë numëruar 12 kuti nga 580 që janë në total. Rezultati paraprak është 38.13 % për PD-AN, 53.71 % për PS.
Në qarkun e Beratit janë numëruar 11 kuti nga 277 që janë në total. Rezultati paraprak është 31.26 % për PD-AN, 51.76 % për PS.
Në qarkun e Korçës janë numëruar 15 kuti, nga 427 në total. Rezultati paraprak është 38.96 % për PD-AN, 49.20 % për PS.
Në qarkun e Vlorës deri më tani janë numëruar 16 kuti, nga 445 që janë në total. Rezultati paraprak është 28.34 % për PD-AN, 62.38 % për PS.
Në qarkun e Gjirokastër janë numëruar 21 kuti votimi nga 207 në total. Rezultati paraprak është 29.10 % për PD-AN, 54.95 % për PS./tv klan/
.




















