Connect with us

Sport

Zurich blen kartonin e Alitit, kosovari firmos deri në 2023-in!

Publikuar

Fidan Aliti do të vazhdojë të mbetet në Zvicër edhe pas muajit qershor të këtij viti. Ish-mbrojtësi i Skënderbeut i transferuar në tetor nga Kalmar te Zurich në formë huazimi për një sezon për vlerën e 75 mijë eurove, ka firmosur deri në verën e vitit 2023 me Zurich pasi klubi zviceran ka vendosur të blejë përfundimisht kartonin e Alitit nga suedezët e Kalmar. Paraqitjet e titullarit të përfaqësueses së Kosovës kanë bindur trajnerin Massimo Rizzo dhe drejtuesit e Zurich të cilët kanë vendosur të shpenzojnë për kartonin e 27-vjeçarit i cili aktivizohet si mbrojtës qëndre por edhe mbrojtës i krahut të majtë. Shifrat e këtij transferimi nuk bëhen të ditura. Aliti në këtë sezon të Superligës zvicerane me Zurich është aktivizuar në 21 takime duke shënuar dhe 1 gol.

NA NDIQ NË FACEBOOK