Connect with us

Lajme

Zërat për dorëheqjen e Leskajt, PD: Shpifje dhe trillim i Edi Ramës

Publikuar

 Partia Demokratike ka mohuar kategorikisht që Bujar Leskaj, kryesuesi I listës së kandidatëve për deputetë në qarkun e Vlorës, do të japë dorëheqjen. Në një reagim zyrtar, zyra e shtypit të Partisë Demokratike shkruan se zërat për largimin e Leskajt janë shpifje dhe trillime nga kryeministri Edi Rama.

Lajmi per doreheqjen e drejtuesit politik te PD ne Vlore Bujar Leskaj eshte i pavertete. Eshte nje shpifje dhe trillim i Edi Rames. Zoti Leskaj eshte ne krye te detyres, ne udheheqje te ekipit fitues te PD ne qarkun Vlore,”– thuhet në reagim.

Kryesia e PD-së u mblodh sot në Vlorë, ku për disa orë me radhë pati debate e diskutime. Burime për Dosja.al bënë me dije se gjatë mbledhjes kishte pasur mosdakortësira dhe sikutime, por Leskaj nuk do të largohet.